Ish-futbollisti i Parmas, Southampton dhe Feynord, në janar do të rikthehet në Serie A, raporton Gazzetta dello Sport.
Gazeta e njohur italiane, raporton se 35-vjeçari në janar do të rikthehet në janar edhe atë te gjiganti italian.
Pelle është në shënjestrën e Interit. Conte është në kërkim të një sulmuesi i cili do ta ndihmojë Lukakun.
Italiani për momentin është futbollist i skuadrës kineze Luneng, ndërsa kontrata i skadon me 31 dhjetor.
Pelle dëshiron me çdo kusht rikthimin në Itali edhe pse në Kinë përfiton 15 milionë euro në sezon.