Superpërforcim, Milan transferon yllin e Napolit

Milani vazhdon të mbetet në pozitën e parë në Serie A edhe përkundër dy barazimeve rradhazi.

Rosonerët janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, për të qëndruar në garë për titullin.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan synon transferimin e Arkadiusz Milik nga Napoli.

Milik në janar do të largohet në janar dhe është raportuar se do ti bashkohet Juventusit, mirëpo garës i është bashkuar edhe Milani.

Rosonerët kanë nevojë për një qendërsulmues dhe në janar do të tentojnë transferimin e polakut në San Siro.

26-vjeçari preferon Milanin para Juventusit, pasiqë beson se në San Siro do të fitojë më tepër minuta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here