Nuk mbaron me Lukakun: Chelsea transferon një tjetër yll nga Interi

Blutë e Londrës përsëri për shopping te Interi!

Chelsea verën e kaluar transferoi Romelu Lukakun nga Interi për 115 milionë, ndërsa tani Blutë e Londrës synojnë transferimin e një tjetër futbollisti nga Neroaxurët.

Edhe pse Lukaku rezultoi si një transferim i dështuar, Chelsea përsëri dëshiron një tjetër futbollist të Interit.

E përditshmja angleze The Mirror, shkruan se Chelsea synon transferimin e Ivan Perisic në merkaton e verës.

Kroatit i skadon kontrata me Neroaxurët në qershor dhe ka vendosur që të largohet nga Meazza.

Interesim për Perisic kanë shfaqur Arsenal dhe Tottenham, por sipas The Mirror, Chelsea është favorit për të siguruar shërbimet e kroatit me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here