Arsenali ia ndërpret kontratën: Aubameyang në Serie A me parametra zero

Lajm i bujshëm nga Anglia, Pierre Aubameyang pranë transferimit në Itali.

Aventura mes Aubameyang dhe Arsenalit duket se më ka marrë fund. Topçinjët ia hoqën shiritin e kapitenit gabonezit në dhjetor, por duket se 32-vjeçari më nuk do të luaj në Emirates.

Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2023, Arsenali ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me Aubameyang, pasiqë gabonezi përfiton 15 milionë euro në sezon.

Sky Sports, shkruan se Arsenali do ta lërë të lirë Aubameyang gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa 32-vjeçari pritet ta vazhdojë karrierën në Itali.

Aubameyang ka realizuar 7 gola në 15 ndeshje këtë sezon, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Milan dhe Juventus.

Për gjigantët italian kjo është një mundësi e artë për ta transferuar atë me parametra zero, por problemi i vetëm qëndron te paga e tij.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here