Pirlo humbet yllin e skuadrës për përballjen me Parmën

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Parmas në ditën e nesërme. Ai mori një goditje në muskul që e pengon të jetë i pranishëm.

Trajneri Andrea Pirlo nuk e ka grumbulluar për ndeshjen, pasi nuk do të rrezikojë me dëmtimin e tij. Dybala i shtohet mungesave të Giorgio Chiellini, Merih Demiral dhe Arthur Melo.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për Parmën: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Dragusin, Frabotta; Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Da Graca

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here