Paris Saint Germain ka marrë një vendim të shpejtë për të shitur mesfushorin e tyre, Giorginio Wijnaldum, vendim surprizë ky për disa skuadra të mëdha italiane.
Edhe pse vetëm me disa ditë të mbetura në merkato, sheikët arabë kanë vendosur për largimin e holandezit gjatë ditëve të ardhshme për shkak se nuk ka bindur aspak deri më tani.
Don Balon ka bërë të ditur që për të interesim tashmë janë duke shfaqur AC Milan, Juventus dhe Inter, që të trija këto skuadra që kërkuan transferimin e tij edhe gjatë verës që lamë pas.
Problemi i vetëm për skuadrat italaine mbetet paga e lartë e tij pasi Wijnaldum tek PSG paguhet hiç më pak se 9 milionë euro për sezon.