Lukaku rikthehet në Serie A: Mësohet skenari senzacional!

Romelu Lukaku duket se ka arritur fundin e aventurës numër 2 me fanelën e Chelsas dhe të gjitha skenaret çojnë në rikthimin e tij në Serie A.

Ishte padyshim transferimi i verës, 115 milionë euro që mposhtën rezistencën e Interit për sulmuesin i cili solli në Meazza trofeun e 20-të të Scudettos.

Tashmë gjithçka varet nga agjenti i sulmuesit belg, Federico Pastorello i cili inicioi transferimin e tij tek Chelsea ndërsa tani po mundohet që ta rikthejë atë në Serie A.

Por tashmë nuk bëhet fjalë për një rikthim tek Neroazzurët.

Është skuadra e Juventusit e cila ka filluar punën për transferimin më të madh për vitin 2022 pasi nëse zgjidhin problemin e sulmit do të ishte një arritje e madhe për skuadrën e Allegrit.

Problemi qëndron tek paga prej 14 milion eurosh e belgut në Stamford Bridge e cila nuk mund të paguhet nga Zonja e Vjetër.

Vlahovic duket i pamundur për tu arritur nga Biankonerët dhe për këtë arsye vëmendja e tyre tashmë është drejtuar kah ylli i Bluve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here