Filip Kostic është shumë pranë kalimit nga Eintracht Frankfurt tek njëra prej skuadrave më të mëdha në Apenine.
Është pikërisht Simone Inzaghi i cili po ushtron presion tek drejtuesit e skuadrës për transferimin e Kostic pasi kërkon që në janar të transferojë një emër që do të jetë alternativë për Ivan Perisic.
Kontrata e kroatit skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk është e qartë nëse ky i fundit do të qëndrojë akoma në Milano.
Calciomercaot ka raportuar që Inzaghi po ushtron presion tek Marotta por as gjermanët nuk e kanë ndërmend që ta lënë atë të largohet për një çmim të ulët.