Tek Chelsea janë serioz: 50 milionë euro për yllin e Juventusit!

Chelsea ka kthyer vëmendjen kah Juventusi dhe po tregohet shumë serioze për njërin nga yjet e skuadrës italiane.

Biankonerët këtë sezon duken larg luftës për titullin ndërkohë që po luftojnë me Atalantan për vendin e 4-të.

Ndërkohë që në Premier League Manchester City duket se e ka të sigurt një trofe tjetër, por kjo nuk është shqetësimi kryesor i skuadrës londineze.

Chelsea do mbetet pa 3 futbollistë në mbrojtje pasi kontratat e Rudiger, Azpilicueta dhe Christensen do të skadojnë në muajin qershor.

Për këtë arsye skuadra e Juventusit ka kthyer vëmendjen e saj kah Juventusi ku bëhet fjalë pikërisht për Matthijs de Ligt, për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë plot 50 milionë euro.

Por Biankonerët për kartonin e tij kanë kërkuar 65 milionë euro dhe një shifër e tillë duket se nuk ka bindur Agnellin për ta lënë të lirë holandezin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here