Carlo Ancelotti nuk po e përfshin këtë futbollist në planet e tij për të ardhmen tek Real Madrid.
Bëhet fjalë për Marco Asensio i cili pritet që shumë shpejt të përfundojë në Serie A ku nuk ka munguar me muaj interesimi për të.
Janari është faza e vitit që është vendimtare për të ardhmen e shumë futbollistëve që nuk po gjejnë gjuhën e njejtë me skuadrën e tyre aktuale.
Përkundër formës së mirë, El Nacional ka bërë të ditur që e ardhmja e 23 vjeçarit është destinuar që të jetë larg Madridit.
Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe Los Blancos nuk dëshirojnë ta humbasin atë me parametra 0, duke i hapur kështu rrugën një beteje në mes të Juventusit dhe Milanit për kartonin e tij.