Tash e sa kohë Pierre-Emerick Aubameyang po përflitet për një largim nga Arsenal pas raporteve të këqija me drejtuesit e skuadrës e sidomos me teknikun Mikel Arteta.
Javë më herët raportohej që gabonezi mund të transferohet tek Inter ose Juventus por tashmë situata duket komplet ndryshe.
Është AC Milan që tani është favoritja për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Topçinjëve i cili po kalon sezonin e fundit në Londër.
Ai është i lirë të largohet edhe gjatë merkatos së janarit dhe nuk përjashtohet mundësia që Maldini ta sjellë në San Siro gjatë këtyre ditëve.
Në rast dështimi të një marrëveshje mes dy palëve atëherë ai të ardhmen mund ta ketë në Lindjen e Mesme ku interesim për të ka nga Arabia Saudite.