Robin Gosens do të largohet nga Atalanta por mbrojtësin gjerman duket se nuk e ka mposhtur lakmia për milionat.
Kjo pasi mbrojtësi anësor ka refuzuar një ofertë të majme të ardhur nga Anglia, gjegjësisht nga skuadra e Newcastle, vetëm e vetëm për tu pjesë e njërës ndër skuadrave më të mëdha italiane.
Bëhet fjalë për Interin e cila do ta transferojë 27 vjeçarin në formë huazimi dhe pastaj të ketë të drejtë blerjeje për 22 milionë euro plus bonuset.
Gosens do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon me Neroazzurët ndërkohë që Newcastle i kishte ofruar atij diçka më shumë se 3.5 milionë.
Sky Sport Italia bën të ditur që agjenti i Gosens tashmë ndodhet në Milano për të përmbyllur gjithçka.