Chelsea ka shënuar përparime në bisedimet me Barcelonën për transferimin e Frenkie de Jong gjatë merkatos verore, ndërkohë që Jorginho pritet që të përfundojë në Serie A.
Siç bën të ditur e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, Juventus gjithashtu dëshiron shërbimet e holandezit por duke parë epërsinë e Chelseas, ajo mund të bjerë dakord me londinezët për transferimin e Jorginhos.
Por bashkëpunimet mes dy gjigantëve europianë mund të vazhdojnë akoma pasi edhe Matthijs de Ligt mund të largohet nga Torino dhe pikërisht Blutë e Londrës dëshirojnë shërbimet e tij.
Në rast largimi të qendërmbrojtësit holandez, Zonja e Vjetër do hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e yllit të Napolit, Kalidou Koulibaly i cili me shumë mundësi po kalon sezonin e fundit në stadiumin Diego Armando Maradona.