BOMBA: Asgjë nga rinovimi, Perisic tek rivali më i urryer i Interit!

Ivan Perisic kishte mundësi që të rinovonte me Interin edhe pse shumica mendojnë që largimi i tij në fund të këtij sezoni është një çështje e kryer.

Mirëpo kroati mund të shndërrohet në një tradhtar të vërtetë në kampin e Neroazzurëve pasi ditëve të fundit në garë për të është shfaqur Paolo Maldini.

Tek Milan ai mund të gjejë bashkëkombasin e tij Ante Rebic dhe për Rossonerët ai tashmë është shndërruar në një opsion të rëndësishëm pasi mund të transferohet me parametra 0.

Inter dëshiron që të nënshkruajë një kontratë të re me kroatin për ta ‘blinduar’ atë mirëpo tashmë situata nuk është e njejtë si para disa muajve, ku interesimi për të po vjen duke u rritur duke parë kontratën aktuale që është duke i skaduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here