Kessie ka refuzuar Tottenhamin për të qëndruar tek gjiganti i Serie A!

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie ka shumë mundësi që do të refuzojë transferimin me parametra 0 tek Tottenham gjatë kësaj vere pasi dëshiron të qëndrojë akoma në Serie A, ku të interesuara janë Inter dhe Juventus.

Kessie ka refuzuar ofertën prej 6.5 milionë eurosh në sezon të bërë nga Milani dhe do të largohet nga kjo skuadër me parametra 0 në fund të këtij sezoni.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter kërkon të sigurojë shërbimet e tij mirëpo Neroazzurët duhet ti bëjnë ballë konkurencës së Juventusit.

Gjithçka varet nga oferta e dy gjigantëve italianë, cilado skuadër që është në gjendje ti ofrojë 9 milionë euro në sezon do të ketë mundësinë për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here