Paulo Dybala duhet që shumë shpejt të marrë një vendim për të ardhmen e tij, vendim ky që pritet të jetë shumë surprizues.
Në botën e futbollit gjithçka është e paqartë, tashmë e ardhmja e Dybalas është në ajër në një kohë kur të gjithë mendonin se ai do të rinovonte me Biankonerët.
Nëse deri më tani në garë për të kishte qenë vetëm Interi, situata tashmë ka ndryshuar.
Bëhet fjalë për skuadrën e Napolit me presidentin Aurelio de Laurentiis që po kërkon të arrijë një surprizë të vërtetë në Apenine.
Largimi i Lorenzo Insignes ka bërë që napolitanët të kthejnë vëmendjen e tyre kah merkatoja, me argjentinasin që do të ishte zgjidhja perfekte e problemit që ka krijuar largimi i kapitenit.
Kështu Napoli pritet ta sfidojë Interin në këtë garë dhe pse jo të arrijë transferimin e tij me parametra 0 gjatë merkatos verore.