Ai është padyshim njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit italian dhe Sassuolo është e vetëdijshme që do ta ketë të vështirë ta mbajë atë në skuadër pas këtij sezoni.
Verën që lamë pas por edhe javëve të fundit përflitej për një interesim të madh të Interit mirëpo që nuk kishte sukses deri më tani.
Për Neroazzurët janari duket se ka qenë mundësia e fundit për të siguruar shërbimet e tij pasi tashmë në garë fuqishëm ka hyrë Juventusi e cila ka filluar lëvizjet e para për të gjetur pasuesin e Paulo Dybalas.
Argjentinasi pritet të largohet në fund të sezonit nga Torino dhe vendin e tij duket se do ta zërë ylli i kombëtares italiane.