Ibra jep dritën jeshile: Milan ka gjetur zëvendësuesin për 40 milionë euro

Ibra ka aprovuar transferimin e tij, Milan ka gjetur sulmuesin e së ardhmes për 40 milionë euro.

Zlatan Ibrahimovic nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij te Milani. Suedezi mund të  të rinovojë kontratën edhe për një vit por si sulmues në plan të dytë apo të largohet nga San Siro.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë vënë në ndjekje të sulmuesit të ri dhe disa emra kanë përfunduar në shënjestrën e tyre.

Gazzetta dello Sport, shkruan se objektivi kryesorë i Milanit për merkaton e verës është transferimi i Alexander Isak nga Real Sociedad.

Suedezi ka shënuar 17 gola sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon 8 gola dhe për shërbimet e tij Milan do të duhet të paguaj 40 milionë euro.

Ibrahimovic gjithashtu ia ka sugjeruar drejtuesve transferimin e Isak dhe Milan do të nis së shpejti bisedimet me Real Sociedad.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here