Giuseppe Marotta edhe një herë ka treguar që nuk ka rivalë në punën e tij.
Drejtori sportiv i Neroazzurëve tashmë ka pikasur një emër tjetër të madh që ka kontratën kah fundi.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Marotta është duke punuar për të bindur Luiz Felipe që të transferohet në Giuseppe Meazza ku do të ribashkohej me trajnerin e tij tek Lazio, Simone Inzaghi.
Braziliani është duke kërkuar një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon dhe skuadra nga Olimpico nuk mund ti ofrojë një gjë të tillë duke bërë kështu një transferim tek Inter shumë të mundshëm.