E vlerëson shumë këtë skuadër, Tielemans pranë kalimit në Serie A!

Youri Tielemans padyshim që është njëri prej mesfushorëve më të spikatur viteve të fundit në Premier League dhe Leicester City nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.

Mesfushori belg tashmë ka filluar të japë sinjale largimi duke frikësuar fansat e ‘Dhelprave’, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2023.

Kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij sepse ai tashmë ka shfaqur haptazi admirimin për një skuadër të madhe italiane.

Javën që lamë pas mësohet se ka pasur kontakte mes Juventusit dhe përfaqësuesve të belgut ku vetë futbollisti ishte i gatshëm që ti thotë PO një aventurë me fanelën e Biankonerëve.

Mirëpo afati kalimtar i janarit tashmë është mbyllur dhe duket se gjithçka është shtyrë deri në merkaton e verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here