I padëshiruar tek skuadra e Massimiliano Allegrit, Arthur Melo ka shumë mundësi që të përfundojë në rradhët e njërit prej rivalëve më të mëdhenj të Zonjës së Vjetër.
Biankonerët gjatë këtij afati kalimtar larguan disa emra prej mesfushës së tyre duke lejuar kështu ardhjen e mundshme të emrave të rinj.
Por emri që duket se nuk po bën rehat skuadrën torineze është ai i mesfushorit brazilian, për të cilin tashmë po diskutohet mundësia e një transferimi të mundshëm tek Milani.
Me Franck Kessie i cili pritet të largohet me parametra 0 gjatë kësaj vere, braziliani po shihet si emri më i përshtatshëm për Stefano Piolin.
Pastorello që është agjenti i brazilianit ka pohuar që një ofertë e tillë mund të vijë shumë shpejt nga Paolo Maldini.