Inter sakrifikon Lautaron: Mësohen dy blerjet e reja të Neroazzurëve!

Inter po mendon seriozisht që gjatë merkatos së verës të sakrifikojë njërin prej emrave kryesorë të skuadrës dhe për të të sjellë dy emra të tjerë.

Blerja prej 25 milionë eurosh e Robin Gosens tregon për seriozitetin në merkato të Beppe Marottas dhe drejtuesve të Neroazzurëve.

Mirëpo situata financiare tek Inter akoma nuk është stabilizuar siç duhet dhe ndoshta do të ketë nevojë përsëri për një largim të madh gjatë kësaj vere.

Neroazzurët për largimin e tij janë duke kërkuar një shifër prej 100 milionë eurosh dhe tashmë kanë gjetur edhe emrat që do të zënë vendin e argjentinasit.

Bëhet fjalë për yllin e Chelseas, Timo Werner i cili këtë verë mund të zbarkojë në Meazza për një shifër prej 35 milionë eurosh.

Emri i dytë është ai i Andrej Kramaric i cili mund të transferohet me parametra 0 nga skuadra gjermane e Hoffenheim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here