E përditshmja britanike The Mirror ka bërë të ditur që edhe skuadra e Arsenalit tashmë ka hyrë në garë për shërbimet e yllit të Juventusit, Paulo Dybala i cili pritet të largohet si futbollist i lirë gjatë merkatos verore.
Tash e sa kohë dihet për interesimin e Manchester Cityt, Manchester United, Liverpool dhe Chelseas për argjentinasin dhe në këtë garë tashmë kanë hyrë edhe Topçinjtë.
Mikel Arteta po kërkon që të sigurojë shërbimet e një mesfushori ofenziv me argjentinasin që duket emri ideal për këtë rol.
Para vitit të ri Dybala ishte shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Zonjën e Vjetër por gjithçka dështoi në momentet e fundit, duke bërë kështu që gjigantët anglezë të shpresojnë për shërbimet e tij.