Asgjë nga Barcelona: Matthijs de Ligt tek gjiganti i Serie A!

Përveç Paulo Dybalas që tashmë është me një këmbë jashtë Juventusit, edhe Matthijs de Ligt është shndërruar në një problem serioz për drejtuesit e Zonjës së Vjetër.

Për qendërmbrojtësin holandez interesim të madh ka shfaqur Barcelona por tashmë skuadra e Xavi Hernandez duket se gjithë fokusin e saj e ka zhvendosur tek Jules Kounde.

Me vetëm edhe dy vite kontratë të mbetura, nuk do të ishte çudi të shihnim largimin e tij nga Torino por surpriza e vërtetë do të ishte nëse ai vendos largimin për tek rivalët e Biankonerëve.

Është pikërisht Milani i Paolo Maldinit i cili po punon për surprizën e vërtetë të vitit 2022, që padyshim do të ishte goditja më e madhe e vitit për kuqezinjtë.

Stefano Pioli është në kërkim të një emri në qendër të mbrojtjes që garanton siguri për vitet e ardhshme, me De Ligt që plotëson të gjitha kriteret e kërkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here