E bujshme: Diego Costa transferohet te gjiganti italian

Diego Costa pranë transferimit në Serie A.

Sulmuesi brazilian, Diego Costa është pranë rikthimit në kontinentin Europian pas fitimit të titullit me Atleticon në Brazil.

Edhe pse 33-vjeç, Costa është ende në formë dhe sipas raportimeve është pranë transferimit te gjiganti italian.

Në janar u raportua se Costa ka arritur marrëveshje me Salernitanan, por në fund marrëveshja nuk u materializua.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Diego Costa është pranë transferimit te Atalanta.

Duvan Zapata do t’i nënshtrohet një operacioni dhe Atalanta e ka piketuar Costan si zëvendësuesin ideal.

Costa është futbollist i lirë pas largimit nga Atletico Mineiro, ndërsa Atalanta pritet ta bëjë ofertën ditët në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here