E bujshme: Jorginho rikthehet në Serie A

Nuk ka më dyshim, Jorginho nga sezoni i ardhshëm në Serie A.

Mesfushori brazilian, Jorginho sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Jorginhos i skadon kontrata me Blutë e Londrës në vitin 2023 dhe dëshiron të ndryshojë ambient.

Drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm ta lënë të lirë dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Juventusi, shkruan Calcio Mercato.

Biankonerët e kanë piketuar Jorginhon si përforcimin ideal për vijën e mesfushës dhe në verë do të hidhen në sulm për transferimin e tij.

Vlera e Jorginhos në treg është 45 milionë euro, por Juventus do të mund ta transferojë për vetëm 30 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here