Inter pritet që të lejojë largimin e dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës ku nga shitja e tyre do të arkëtohen 100 milionë euro që do përdoren për blerjen e 3 futbollistëve të rinj.
Gjatë verës pritet që të sakrifikohen Stefan de Vrij dhe Lautaro Martinez, që të dy këta shumë të rëndësishëm për skuadrën por kriza ekonomike pamundëson që Neroazzurët të sigurojnë para pa shitjen e ndonjë futbollisti.
Revolucioni veror pritet që të fillojë në mbrojtje, me Gleison Bremer që pritet të transferohet nga Torino për një shumë prej 20 milionë eurosh.
Dy emrat tjerë janë ata të Paulo Dybalas dhe Gianluca Scamacca, futbollistë të cilët janë shumë të rëndësishëm për planet e Simone Inzaghit.