Domenico Berardi, ylli i Sassuolos, do të jetë një emër tejet i kërkuar këtë verë nga dy prej skuadrave më të mëdha në Apenine.
Ylli i kombëtares italiane vështirë se do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër tek Sassuolo dhe për këtë arsye një rivalitet në merkato është krijuar në mes të Milanit dhe Napolit.
Gjatë ditës së djeshme Carnevali nuk e përjashtoi mundësinë që futbollisti i lindur në 1994 të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
Kontrata e tij skadon në vitin 2024 kështu që Sassuolo nuk është në presion për ta shitur atë ndërkohë që Milan dhe Napoli nëse duan shërbimet e tij atëherë duhet të bëjnë gati hiç më pak se 35 milionë euro për ti dërguar në konton e ‘Neroverdëve’.