Lufta për Scudetto: Memphis Depay prej verës në Serie A!

Siç po rrjedhin ngjarjet sulmuesi holandez i Barcelonës, Memphis Depay vetëm pas një sezoni do të largohet nga Camp Nou.

Ai tek Barcelona erdhi si përforcim nga Lyon mirëpo paraqitjet e tij nuk kanë në nivelin të cilin e kërkonin katalanasit.

Depay aktualisht ka probleme muskulare por gjithashtu nuk është më në planet e trajnerit Xavi.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, për shërbimet e tij interesim ka shfaqur skuadra e Napolit të cilët tek holandezi po shohin zëvëndësuesin e Lorenzo Insignes.

Problemi i vetëm deri më tani mes palëve është paga e lartë e tij, që duket e papërballueshme për skuadrën italiane.

Depay këtë sezon me Barcelonën ka zhvilluar 16 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe asistoi 2 herë të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here