Lajm bombastik nga Anglia, Romelu Lukaku rikthehet në Serie A!
Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku mund të largohet nga Stamford Bridge pas vetëm një sezoni me Blutë e Londrës.
Lukaku u transferua verën e kaluar te Chelsea për 115 milionë euro, pas një sezoni mbreslënëse me Interin ku u shpall kampion i Italisë.
Por që nga rikthimi i tij në Stamford Bridge, Lukaku nuk po arrin të gjejë formën e duhur në skuadrën e Tuchel.
Mediat angleze kanë lëshuar një lajm bombastikduke shkruar se Chelsea do t’ia ofrojë Lukakun Interit.
Blutë e Londrës janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Lukakut në këmbim të Milan Skriniar.
Përveç Skriniar, Chelsea do të kërkojë nga Interi edhe 30 milionë euro. Skriniar pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe Neroaxurët janë të hapur për këtë super operacion, shkruajnë mediat angleze.