Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita ka përfunduar në radarët e njërës prej skuadrave më të mëdha në Serie A, bën të ditur Calciomercato.
27 vjeçari ka edhe një vit e gjysmë kontratë me skuadrën e Liverpool dhe tani e ardhmja e tij është akoma e paqartë.
Në këtë situatë favorit për të siguruar shërbimet e tij raportohet se është skuadra e Juventusit dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Sipsa mediumit italian, Biankonerët janë duke bërë gati një shifër prej 30 milionë eurosh për transferimin e tij.
Zonja e Vjetër nuk do të jetë e vetme në këtë garë pasi për shërbimet e tij janë të interesuara Barcelona dhe Bayern Munich.