Bombë: Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Anglia, Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Old Trafford, pasiqë nuk është i kënaqur me rezultatet e skuadrës.

Portugezi ka realizuar 15 gola këtë sezon në 28 ndeshje të luajtura, ndërsa United renditet në pozitën e katërt në Premier League.

E përditshmja angleze The Sun, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Ronaldo do të largohet nga United dhe se mund të rikthehet në Itali.

Sipas The Sun, interesim për transferimin e Ronaldos ka shfaqur Roma. Jose Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Ronaldos me çdo kusht në Olimpico.

Ronaldo është i gatshëm ti bashkohet Mourinhos te Roma, nëse Giallorosët sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here