Lamtumirë Kessie: Shkëmbim brenda Serie A-së!

Milan është në kërkim të emrave të rinj që mund të zënë vendin e Franck Kessie, i cili po mendon për largimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni.

Tashmë duket se është duke u planifikuar një shkëmbim brenda Italisë për të gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për futbollistin e skuadrës së Romës, Jordan Veretout i cili po planifikohet që të bëhet pjesë e Rossonerëve gjatë kësaj merkatoje verore me anë të një shkëmbimi.

Francezi nuk është në planet e Jose Mourinhos dhe për këtë arsye edhe ky i fundit është duke u bërë gati për tu larguar nga Olimpico.

Me të dy futbollistët që nuk janë të kënaqur në skuadrat e tyre respektive, një shkëmbim mes Rossonerëve dhe Giallorossëve mund të tentohet muajve të verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here