Paolo Maldini për shopping në Torino.
Milan është rikthyer në krye të tabelës në Serie A pas fitoreve ndaj Interit dhe Sampdorias.
Te Milan po mbizotëron atmosferë pozitive, teksa Maldini dhe Massara po punojnë për merkaton e verës.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e sulmuesit të Juventusit.
Bëhet fjalë për Federico Bernardeschin, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Bernardeschi u transferua te Juventusi për 40 milionë euro, por asnjëherë nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani dhe Pioli ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Bernardeschit në verë.
Maldini ka nisur bisedimet me agjentin e Bernardeschit dhe Rosonerët janë në pole position për ta transferuar 28-vjeçarin në verë.