Rodrigo De Paul, aktualisht pjesë e skuadrës së Atletico Madrid është duke menduar seriozisht rikthimin në Serie A por kësaj rradhe jo tek Udinese.
Argjentinasi mbetet akoma njëri prej emrave më të pëlqyer të teknikut të Juventusit, Massimiliano Allegri i cili ka kërkuar nga skuadra që të punojë për transferimin e tij.
Edhe pse verën e kaluar De Paul vendosi të veshë fanelën e Atletico Madrid tashmë situata ka ndryshuar pasi nuk është më i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe ka kthyer sytë përsëri kah Italia.
Kërkesa e Los Colchoneros pritet të jetë rreth 40 milionë euro, shumë kjo që pritet të grumbullohet nga Biankonerët deri në verë ku do të largohet me shumë gjasa edhe Adrien Rabiot i cili ka një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.