Surprizë nga Depay, në Serie A por jo tek Juventus!

Memphis Depay në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Barcelona mirëpo sipas të gjitha pritshmërive nuk do të jetë pjesë e Juventusit.

Zonja e Vjetër është në kërkim të një sulmuesi cilësor njëjtë siç është edhe Interi por që të dyja duket se do të humbasin garën për shërbimet e holandezit.

Kjo për faktin që tashmë në këtë garë shumë fuqishëm ka hyrë edhe Milani me Paolo Maldini dhe Massaran të cilët raportohet që kanë filluar kontaktet e para me futbollistin.

Depay ka përfunduar në stolin e Barcelonës pas ardhjes së Ferran Torres dhe Pierre-Emerick Aubameyang duke bërë kështu largimin të vetmin opsion për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here