Surpriza e vërtetë e kësaj vere: Andrea Belotti me parametra 0 tek gjiganti italian!

Andrea Belotti muajve të fundit ka qenë njëri prej emrave më të përfolur sa i përket merkatos së verës, kur edhe i skadon kontrata me Torinon.

Sulmuesi i kombëtares italiane ka bërë të ditur që nuk do të rinovojë më me Torinon dhe kjo gjë ka bërë që pothuajse të gjitha skuadrat italiane të kërkojnë transferimin e tij.

Milan dhe Inter deri para disa kohësh ishin favoritë për të siguruar shërbimet e tij por dy skuadrat nga Milano duket se janë tërhequr nga kjo garë duke i lënë kështu rrugën e hapur Atalantas.

Gazetari Nicolo Schira bëri të ditur që skuadra e Gasperinit është duke negociuar me futbollistin për transferimin e tij me parametra 0 gjatë afatit kalimtar veror.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here