Mediat në Itali çdo ditë po thurrin elozhe për Dusan Vlahovic mirëpo po pajtohen për një gjë, ai nuk mund të bëj gjithçka vet në repartin e sulmit.
Kjo është arsyeja pse menaxhmenti i Zonjës së Vjetër tashmë është duke punuar për të sjellur në Torino një tjetër sulmues për të krijuar dyshen ideale.
Dy emra janë në listën e Biankonerëve.
I pari është Memphis Depay nga skuadra e Barcelonës ndërkohë emri tjetër është ai i Alexandre Lacazzete.
Megjithatë më shumë mundësi transferimi duket se ka holandezi për shkak të shpejtësisë dhe mobilitetit të tij, i cili mund të ndihmojë më shumë Vlahovicin në sulm.
Ndërkohë sipas mundësive më të mëdha Paulo Dybala do të largohet në fund të këtij sezoni.