Milan po vazhdon që të punojë në merkaton e transferimeve por njejtë është duke vepruar edhe skuadra e Juventusit duke ngritur sirenat e alarmit tek Rossonerët.
Bëhet fjalë për yllin e Real Madrid, Marco Asensio i cili ka një kontratë me Los Blancos që skadon në vitin 2023 me një rinovim që nuk pritet të ndodhë.
Ai nuk po konsiderohet më një titullar për skuadrën madrilene, gjë që ka krijuar pakënaqësi tek futbollisti i cili po shikon mundësitë jashtë Spanjës për të vazhduar karierën.
Në garë për të janë dy gjigantët e Serie A, Juventusi dhe Milan të cilat po kërkojnë me ngulm që të sigurojnë shërbimet e tij.
Paolo Maldini po punon intenzivisht për të arritur një marrëveshje me futbollistin dhe javët e ardhshme priten të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.