Muajt e fundit tek Lazio: Milinkovic-Savic kalon tek skuadra e madhe italiane!

Mesfushori i Lazios Sergej Milinkovic-Savic sezoneve të fundit e ka konsoliduar veten si njëri prej mesfushorëve më në formë në Serie A.

Një gjë e tillë ka krijuar një interesim të madh në drejtim të Lazios duke bërë kështu që presidenti Claudio Lotito të rritë maksimalisht çmimin për serbin.

Tuttosport ka bërë të ditur që Juventus po kërkon gjithashtu shërbimet e tij pas transferimit të Dusan Vlahovic nga skuadra e Fiorentinës.

Problemi i vetëm mbetet Lotito mirëpo dëshira e futbollistit është që të fillojë një aventurë të re kështu që Biankonerët mund të zgjidhin një problem të tillë me një ofertë joshëse për presidentin i cili njihet për kokëfortësinë e tij në negociata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here