Mesfushori i skuadrës së Empolit, Nedim Bajrami po kalon një formë të jashtëzakonshme gjë që ka rritur interesimin e skuadrave italiane për të, bën të ditur Calciomercato.
Gjatë 26 ndeshjeve në Serie A për këtë sezon Bajrami ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 3 herë për shokët e skuadrës.
23 vjeçari është vënë në fokusin e dy skuadrave italiane, Lazios dhe Sassuolos të cilet priten të duelojnë njëra me tjetër për shërbimet e tij.
Largimi i tij pritet që të ndodhë kësaj vere dhe siç po rrjedhë situata favorite për shërbimet e tij duket se është gjiganti i kryeqytetit, Lazio.