Ofertë ‘rrufe’: Kim Min-Jae tek skuadra e madhe italiane!

I lindur në vitin 1996 dhe me nofkën ‘Përbindëshi’, në atdhe e thërrasin ‘Van Dijku korean’.

Fjala është për mbrojtësin e skuadrës turke të Fenerbahce, Kim Min-Jae, emër ky që më herët ishte ndjekur me shumë vëmendje edhe nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Mirëpo tashmë një skuadër më e madhe italiane është vënë në ndjekje të tij dhe bëhet fjalë për Juventusin, e cila tek koreani ka parë pasuesin ideal për Matthijs de Ligt i cili mund të largohet në fund të sezonit.

Skuadra turke e ka transferuar atë për një shifër të ulët prej vetëm 3 milionë eurosh ndërkohë që vlera e tij tashmë është shumëfishuar.

Përfaqësues të Juventusit dje ishin të pranishëm në stadium në ndeshjen që Fenerbahce e zhvilloi kundër Trabzonsporit.

Javëve të ardhshëm pritet që të ketë negociata me agjentin e mbrojtësit korean, ku shpresohet arritja e një marrëveshje para hapjes së merkatos verore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here