I harruar tek Manchester United: Juan Mata zgjedh Serie A-në!

Futbollisti spanjoll Juan Mata tash në moshën 33 vjeçare, tash e sa kohë nuk është më në planet e Manchester United dhe tashmë duket se ka marrë vendimin për tu larguar nga Teatri i Ëndrrave.

Ka kohë që ai nuk është më një pikë referimi për skuadrën e Djajve të Kuq pasi edhe gjatë sezonit të kaluar ai kishte shumë pak paraqitje për gjigantin anglez.

Mirëpo kjo gjë nuk i ka ulur vetëbesimin e tij pasi ai akoma mendon që mund të luajë edhe disa sezone të tjera në nivele të larta.

Në rradhë të parë ekziston mundësia që ai të rikthehet në La Liga ku ka qenë pjesë e Valencias para se të vinte tek United, por interesim për të ka edhe nga Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here