Tjetër shitje: Fondi amerikan blen gjigantin e Serie A për 700 milionë euro!

Atalanta këtë sezon duket se nuk do të jetë e vetmja skuadër italiane që do të kalojë në pronësinë e gjigantëve amerikanë.

Një fond amerikan i quajtur ‘Sixth Street’ është gati për të bërë një ofertë për të blerë aksionet e skuadrës së Napolit, njërit prej emrave më të mëdhenj në Itali.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga presidenti i kësaj skuadre, Aurelio de Laurentiis, por edhe në rast se pajtohet për shitjen e klubit ai do të kërkojë të paktën 700 milionë euro.

Kujtojmë që javë më parë skuadra e Atalantas arriti një marrëveshje për të shitur aksionet e saj tek një tjetër kompani amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here