Në formën më të lartë në karierë: Berardi prej sezonit të ardhshëm tek gjiganti italian!

Siç ka raportuar Tuttosport, Domenico Berardi prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Sassuolos.

Mësohet se sulmuesi i skuadrës italiane është në shënjestrën e Milanit dhe për Rossonerët ai është objektivi kryesorë.

Paolo Maldini ka hyrë ‘All-in’ në këtë garë dhe është i vendosur për transferimin e tij në një kohë kur Sassuolo ka bërë të ditur që për shitjen e tij kërkon hiç më pak se 35 milionë euro.

Përfaqësuesi i kombëtares italiane ka një kontratë me skuadrën e Sassuolos që skadon në vitin 2024 dhe drejtori i skuadrës, Giovanni Carnevali bëri të ditur që ai do të largohet në fund të këtij sezoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here