Thomas Partey i cili u bë pjesë e skuadrës së Arsenal për plot 50 milionë funta, ka pësuar uljet dhe ngritjet gjatë aventurës së tij në Emirates Stadium.
Forma e tij ka bërë që ai të mos jetë i paprekshëm në formacionin e parë të skuadrës dhe largimi i tij po përmendet çdo ditë e më shumë.
Tashmë një skuadër e madhe italiane ka shfaqur hapur interesimin për të pasi siç bën të ditur Tuttosport, Juventus është në garë për të siguruar shërbimet e ganezit.
Biankonerët janë të gatshëm që të testojnë gatishmërinë e Topçinjëve për shitjen e mundshme të tij, por Partey nuk është objektivi i tyre i vetëm.
Zonja e Vjetër është gjithashtu në garë për të siguruar shërbimet e Paul Pogba, Jorginho dhe Renato Sanches.