65 milionë euro: Zielinski kalon tek rivalët e Napolit!

Napoli tashmë nuk ka vetëm çështjen e Victor Osimhen i cili po vëzhgohet nga shumë skuadra të mëdha europiane por tashmë edhe një tjetër yll i kësaj skuadre mund të largohet këtë verë.

Bëhet fjalë për mesfushorin polak, Piotr Zielinski i cili po përcillet me kujdes nga rivalët e Juventusit, të cilët po përgatisin një ofertë të parefuzueshme gjatë kësaj vere.

Kjo lëvizje e Biankonerëve pritet të bëhet për shkak se Moise Kean, Alvaro Morata dhe Paulo Dybala me shumë mundësi do të largohen nga Torino në fund të këtij sezoni.

Një emër i ri për skuadrën e Allegrit është mëse i nevojshëm dhe Zielinski është parë si emri ideal ku gjithashtu do të dobësonte një rival direkt si Napoli.

Transferimi i polakut pritet që të arrijë vlerën e 65 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here