Për këtë vendim duhet të kesh guxim: Skuadra italiane refuzon 100 milionë euro për yllin e tij!

Njëra prej skuadrave më të mëdha italiane mësohet se ka refuzuar një ofertë prej hiç më pak se 100 milionë eurosh që ka ardhur në drejtim të tyre nga Premier League, gjegjësisht Newcastle United.

Corriere dello Sport ka bërë të ditur që Napoli ka refuzuar ofertën prej 100 milionë eurosh nga Newcastle United për shërbimet e Victor Osimhen.

Paraja nuk duket të jetë një problem për sheikët e skuadrës angleze mirëpo për të arritur deri tek Osimhen do duhet që të kapërcejnë pengesën e Napolit.

Corriere dello Sport bëri të ditur që 100 milionë euro janë refuzuar nga italianët por një ofertë e ri pritet që të arrijë gjatë merkatos së verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here