Alexandre Lacazette do të largohet pas përfundimit të këtij sezoni nga skuadra e Arsenalit.
Sulmuesi i Arsenal mund të largohet pas këtij sezoni si një futbollist i lirë dhe skuadra e tij e ardhshme ka shumë mundësi që të jetë Roma e cila po bën gati një ofertë për të.
Francezi ka kërkuar vetë largimin nga Topçinjtë dhe nuk ka shfaqur aspak interesim për rinovimin e kontratës me ta.
Giallorossët verën e kaluar transferuan nga Chelsea Tammy Abrahamin mirëpo tashmë po synojnë edhe një emër tjetër për këtë repart.
Jose Mourinho thuhet se pëlqen shumë lojën e tij dhe po kërkon që sa më shpejtë të mbyllë një marrëveshje për të.