Sulm i frikshëm sezonin e ardhshëm: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Nuk ka më dyshime, Mauro Icardi drejt rikthimit në Itali!

Që nga transferimi i tij te PSG, Mauro Icardi ka qenë i lidhur gjatë gjithë kohës me një rikthim në Serie A.

Icardi e ka humbur rëndësinë në skuadër që nga transferimi i Messit në Parkun e Princave dhe në fund të sezonit do të largohet nga PSG.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Icardi është pranë rikthimit në Serie A.

Calcio Mercato, shkruan se Stefano Pioli ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e argjentinasit në verë.

Pioli beson se Icardi është përforcimi ideal për vijën e sulmit dhe Rosonerët janë të gatshëm të shpenzojnë 20 milionë euro për transferimin e 29-vjeçarit.

Icardi ka kontratë me PSG deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka realizuar 5 gola në 28 ndeshje të luajtura.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here